Si të bësh marketing në kohë krize?

0
84

Një nga dilemat e shumë bizneseve në kohë krize lidhet me marketingun dhe konkretisht a duhet apo nuk duhet të vazhdojnë me promocione në këtë periudhë.

Mendimi im… marketingu duhet të vijojë, por natyra e tij duhet të ndryshojë.

Kjo është një kohë pa diskutim e vështirë për shumë vetë dhe biznese dhe si e tillë edhe forma e komunikimit me klientët potencial duhet të ndryshojë.

Çfarë mund të jetë e dëmshme për biznesin është të vijojë marketingun në të njëjtat forma si më parë. Por si duhet te reklamoje?

Ja disa piketa që duhet ti keni parasysh:

– Promocionet në këto kohë duhet të jenë të orientuara drejt të dhënit vlerë dhe informacione dhe nëse produkti apo shërbimi juaj ka një mënyrë konkrete si mund të jap vlerë në treg, atëher mos hezitoni ta ndani atë.

– Nëse keni një dyqan online, ky është momenti perfekt për ti dhënë gaz promocioneve në këtë drejtim. Duke qënë se shumica e individëve janë të izoluar nëpër shpia, një dyqan online në këto momente mund të jetë një potencial i jashtëzakonshëm të ardhurash.

– Komunikimet në vetvete, qofshin ato në rrjete sociale, email apo kudo, duhet të jenë sa më njerëzore dhe të tregojnë empati kundrejt problemit apo klientëve potencial

– Humori është gjithashtu një mekanizëm i mirë promocioni në momente krizash. Të gjithë duan të shkëputen pak nga lajmet apo postimet negativiste që shohin nga të katër anët. Humori është i vetmi mjet komunikimi që ka shfaqur gjithmonë efektivitet edhe në situata krizash.

– Ndërveprimi një më një duhet të përforcohet dhe të jetë shumë i drejtpërdrejtë. Ky është një nga momentet perfekte për ti treguar klientëve potencial që ju jeni të vemendshëm për nevojat e tyre, që jeni të interesuar ti shërbeni, që në fund të ditës i doni të mirën. Edhe nëse merrni mesazhe të pa-lidhura me biznesin tuaj, në shumicën e rasteve, nuk ju kushton gjë të tregoheni të sjellshëm dhe ti përgjigjeni mesazheve në një mënyrë pozitive. Ky është momenti i duhur për të formuar një mardhënie të shëndetshme me klientët tuaj ekzistent apo potencial

– Edhe nëse nuk jeni duke shitur gjatë kësaj periudhe, mos e humbisni shansin të komunikoni me njerëzit që ju ndjekin, të ndani mesazhe që mund ti shërbejnë apo të tregoni vazhdimisht që edhe pse nuk jeni në biznes për momentin, jeni vigjilent dhe të gatshëm për t’ju shërbyer njerëzve, sapo të jetë e mundur.

– Mos kini frikë të bëni reklamë me pagesë. Nëse keni diçka që doni të ndani me të tjerët dhe mendoni është me vlerë, mos hezitoni ta sponsorizoni atë me reklama të paguara. Njerëzit janë online më shumë se kurrë në këto momente, prandaj dhe është më se e arsyeshme të reklamoni.


Këto janë disa pika të cilat ja vlen ti keni në mend teksa mendoni për të bërë promocionet për biznesint tuaj.

Shpresoj t’ju shërbejnë.

Nga: Laidi Ferruni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here